Pasojat e shirkut (shokvënies ndaj Zotit)
Më poshtë po përmend disa pasoja të shirkut (shokvënies ndaj Zotit):
- Shirku e nxjerr njeriun nga feja Islame dhe per rrjedhojë quhet idhujtar, kafir (femohues) e trajtohet sipas dispozitave ligjore që i perkasin qafirit (jomuslimanit).
- Nëse njeriu vdes pa u penduar nga shirku, Allahu nuk do tia falë këtë faj, dhe per pasojë do ti asgjësohen të gjitha punët e mira e do të vuaj përgjithmonë dënimin e zjarrit të xhehenemit në botën tjetër.
Allahu thotë: “Por nëse ata do t’i benin shok Zotit, do të humbnin të gjitha punët që kishin bërë” [el Enam: 88]
“Sigurisht atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehimi i tij do të jetë Zjarri. Per keqbërësit nuk ka ndihmës” [el Maide: 72].
- Shirku është faktori kryesorë i telasheve, vështirësive, mundimeve, dëshpërimeve, fatkeqësive dhe mjerimit në botën e këtueshme dhe nẽ botën tjetër.
- Hyjnizimi i krijesave shkakton frikë e pasiguri, si në kẽtë botë edhe në botën tjetër.
Disa besime të tjera të kota, prej të cilave duhet të ruhesh, sepse janë shirk:
- ⁃ Besimi se dikush tjetër veç Allahu di të fshehtën, se mund të të rrëfejë fatin, ose se mund të të tregojë ardhmen. Allahu thotë: “Askush nuk e di çdo të ndodhë të nesërmen” [Lukman: 34]. Po ashtu Ai thotë: “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, ne qiej apo në Tokë, nuk i di të fshehtat”. [En Neml: 65].
- ⁃ Te besosh rrëfimet e horoskopit dhe të fallxhorëve. Pretendim se mund të lexosh fatin apo të ardhmen me anë të pellembës së dorës, filxhanit të kafes etj..
- ⁃ Te besosh në shenjat orgurzeza, ose shenjat që gjoja ndjellin tersllëk, ose shenjat përmes së cilave njerëzit e paditur parathonë, parandjejnë, ose parashikojnë fatin, si besimi se: dita e martë është ditë pa fat; nëse të del macja e zezë në rrugë, ndalo; nëse të derdhet kripa, do të keshë fat të keq etj. Ska dyshim që gjëra të tilla që qarkullojnë në gojat e njerëzve nuk kanë kurrëfarë baze në fenë Islame, madje Islami i konsideron ato shirk, sikurse thotë Muhamedi a.s.: “Besimi në shenjat ogurzeza është shirk”
Feja Islame e nxit njeriun të jetë gjithnjë optimist dhe ta shohë të ardhmen me optimizëm. I Derguari i Allahu Muhamedi a.s. e doshte optimizmin dhe i pëlqente njerëzit optimistë. Jo vetëm kaq, por ai ka bërë të ditur se Allahu e pelqen optimizmin.
Libri i hoxhes Ismail Bardhoshi