Meleku i vdekjes dhe përshkrimi i tij

Sa i përket shikimit të Melekut të vdekjes dhe frikës e trishtimit që hyjnë në atë moment në zemrën e njeriut, ajo është diçka e papërshkruar, për shkak të tmerrit dhe fuqisë dhe realitetin e së cilës nuk e di askush përveç atyre të cilët e kanë pare apo që u është lejuar ta shohin. Mirëpo, edhe këtu mëshira e madhe e Allahut do t’i mbulojë besimtarët, robërit e Tij të cilët e kanë adhuruar Atë sinqerisht.

Transmetohet prej Ibn Abbasit r.a. se i dërguari i Allahut, Ibrahimi a.s kishte kërkuar që me vullnetin e Allahut, ta shikojë Melekun e vdekjes se si i merr shpirtat, Meleku i vdekjes i kishte thënë: ‘Ktheje kokën nga unë!’ Ibrahimi a.s. u kthye dhe e pa (Melekun e vdekjes) në pamjen e djaloshit më të bukur, me rroba të bukura, me aromë të mire. Ibrahimi a.s i tha: ‘Pasha Allahun, sikur besimtari nga gëzimi të mos kishte tjetër po vetëm të shohë fytyrën tënde, do t’i mjaftonte atij.’ Pastaj it ha: ‘Më trego se si ua merr shpirtat mosbesimtarëve?’ Ti nuk mund ta përballosh këtë’, it ha Meleku i vdekjes, ‘Mundem’, iu përgjigj Ibrahimi a.s. ‘Atëherë ktheu nga unë’, i tha Meleku i vdekjes. Ai u kthye, shikoi dhe e pa një njeri ë zi, me këmbër në tokë dhe kënë në qiell, në formën më të shëmtuar që mund të shihet. Nga çdo qime i dilte zjarr. Ibrahimi a.s. i tha: ‘Pasha Allahun, do t’i mjaftonte si vuajtje mosbesimtarit vetëm të shikojë pamjen tëndë.

Dijetarët islam thonë: ‘Nuk është çudi të shihet meleku si krijesë (person) me dy forma. Kjo është si ndryshimet te njeriu – i shëndoshi dhe i sëmuri, i vogël dhe i madh, i ri dhe plak. Kjo është si ngjyra e pëllumbit, si fytyra e lodhur nga vuajtjet e udhëtimit. Melekëve kjo u ndodh në moment, ndërsa njerëzve për ndryshimet e përmendura ju duhet kohë e gjatë, ngajëherë shumë vite. Meleku i vdekjes ëshë i nderuar dhe i frymëzuar prej Allahut të Lartësuar me aftësinë e lëvizjes shumë të shpejtë. Më një rast ai kishte marrë pamjen (formën) e njeriut dhe ishte ulur afër të dërguarit të Allahut, Sulejmanit a.s. i cili ishte ulur me shokët e tij dhe e shikoi njërin prej tyre me shikim të trishtueshëm për të cilën ky i tha Sulejmanit a.s: ‘O i dërguari i Allahut, nënshtroje erën dhe urdhërojë që të më mbratë në Indi,’ Sulejmani a.s ia plotësoi dëshiren shokut te tij, meqenëse kjo i ishte mundësuar prej Allahut, a ii urdhëroi erës që ta çojë deri në Indi, Meleku i vdekjes me këtë rast qeshi me zë. ‘Pse po qesh?’, e pyeti Sulejmani a.s. ‘Cuditem me fuqinë e Allahut. Ai më ka urdhëruar që këtij njeriu t’ia marr shpirtin në Indi, ndërsa ai është këtu me ju’, përgjigj Meleku i vdekjes. Pastaj u nis për në Indi për t’ia marrë shpirtin.

Transmetohet prej Ibn Umerit r.a. se si ka thënë: ‘Meleku i vdekjes, pasi tia marrë shpirtin besimtarit, ndalet te dyert duke i shikuar njerëzit e shtëpisë të cilet duke vuajtur e goditur veten në fytyrë dhe duke i shkulur flokët, dhe pyet: ‘Pse kaq shqetësim dhe pikëllim? Pasha Allahun, askujt nuk ia kam shkurtuar jetën, as nuk ia kam marrv dikut nafakën, asnjërit prej jush nuk i kam bërë padrejtësi. Nëse ankesat dhe zemërmiri janë për shkakun tim, pasha Allahun, mua kështu më është urdhëruar, dhe kjo ndodh për shkak të të vdekurit tuaj, ai nuk ka ndikim në këtë, ndërsa nëse kjo ka të bëjë me Zotin tuaj, po ju e keni mohuar Atë, ndërsa unë sërish do të kthehem. Kështu, Meleku i vdekjes i merr shpirtat, ndërsa melekët e tjerë marrin pejsë në këtë, derisa Allahu është Ai që i bën të vdesin shpirtat në momentet e vdekjes së tyre. Cilësi e rëndësishme e Melekut të vdekjes është se ai vjen pa paralajmërim, papritmas (befasishëm), Atëbotë, për shumë njerëz dotë jetë vonë për t’u penduar, edhe pse para kësaj nuk kanë bërë vepra të mira.

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 1407
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy